E ka marrë me shumë dëshirë drejtimin e skuadrës së Besëlidhjes dhe dëshiron që në krye të saj të ngjitet në kategorinë superiore të futbollit shqiptar.

Trajneri shkodran Elvis Plori ka folur pas miqësores së sotme të humbur 0-1 ndaj Vllaznisë dhe është shprehur i kënaqur me përkushtimin e futbollistëve të tij në fushën e lojës.

“Ishte një test i vlefshëm si për Vllazninë ashtu edhe për ne, duke ditur edhe objektivat e skuadrës sonë për këtë synon që do të synojë ngjitjen në Superligë.

Jam i kënaqur me lojën e ekipit në pjesën e parë, sidomos në gjysmën e parë sepse më pëlqeu agresiviteti i saj në lojë, kishte raste, kishte qarkullim dhe kjo më bëri që të ndjehem pak pozitiv.

Megjithatë problemi kemi akoma dhe prandaj jemi duke i organizuar këto miqësore, për të parë çfarë shkon dhe çfarë jo tek skuadra jonë. Nëse është e nevojshme do të hyjmë sërish në merkato për të gjetur ato lojtarë që do na duhen sepse siç e thashë, pretendimet e Besëlidhjes do të jenë për t’u ngjitur në Superligë”- ka thënë ai.
© shkodrasport.com