Vllaznia do te luaje neser nje sfide shume te rendesishme dhe vendimtare ndaj ekipit te Kukesit. Ky i fundit vjen ne Shkoder me dy mungesa te sigurta per arsye kartonash, por ne fakt edhe shkodranet do kene po kaq mungesa.

Ato i ka konfirmuar vete trajneri Plori ne prononcimin e tij per mediat ne pragndeshje. Duke folur ne lidhje me to, numri 1 i pankines shkodrane eshte shprehur:

“Mund te konfirmoj faktin se Djurdjevic nuk do te jete as neser i gatshem per te luajtur. Ne stervitjen e fundit para ndeshjes me Dinamon, pikerisht 5 minuta para fundit te saj, ka ndjere nje shqetesim ne pulpe dhe si rrjedhoje ky demtim vazhdon ta penalizoje dhe te jete i demtuar.

Nga ana tjeter, Latifi ka pesuar nje hematome ne momentin e rrezimit kur pretenduam per 11-metersh ndaj Skenderbeut dhe ndonese ka filluar nje stervitje te lehte, nuk do te jete ne fushe nga minuta e pare.

Mund te konfirmoj faktin se do ta kemi ne pankine, me shpresen se mund te na ndihmoje ndoshta pak minuta ne fushe nese e kemi te nevojshme”- eshte shprehur trajneri i Vllaznise Elvis Plori./SHKODRA-SPORT.COM/