Sot nis ne Bosnje Kampionati Ballkanik i çiklizmit ne te kater grupmoshat duke filluar nga ata te rriturit, per te vazhduar me katrgorine U23, juniore dhe kadete.

Ne kete eveniment marrin pjese edhe ekipet kombetare te Shqiperise sipas ketyre grupmoshave dhe duhet thene se baza e tyre eshte e perbere nga çiklistet e Vllaznise, madje edhe trajneri Leonat Kola eshte njeri prej drejtuesve te ekipit tone kombetar ne kete Ballkanik.

Keshtu, ne kategorine U23 do te konkurrojne per Shqiperise çiklistet Bruno Kola, Astrit Kronaj dhe Marçelo Kola. Ne kategorine junior, Vllaznia perfaqesohet ne Kombetare nga çiklistet Defrim Dholla dhe Gjergj Zefi. Nderkohe ne kategorine kadete, pjesmarres do te jete Mateo Balaj.

Sipas trajnerit Kola, synimet me te medha per nje paraqitje dinjitoze sidomos ne garen e rezistences qe do te zhvillohet diten e neserme. Kuptohet qe rivaliteti do te jete shume i madh, megjithate çiklistet tane jane pergatitur per te bere me te miren ne kete eveniment ballkanik.
www.shkodrasport.com