E kishte ndarë mendjen për ta thyer rekordin dhe ia ka dalë. Vjet dështoi për 25 sekonda, por këtë herë Eliud Kipchoge është ngjitur në “Olimp”. 34-vjeçari bëhet njeriu i parë që ia del të përfundojë një maratonë në më pak se dy orë.

Koha e regjistruar prej tij është 1:59:40, ndërkohë që ka vrapuar me një shpejtësi mesatare 13 milje/orë. Kipchoge ishte përgatitur për ta vendosur këtë rekord, teksa ishin 41 atletë që po e ndihmonin. Keniani ndihmohej edhe përmes një lazeri, për t’i treguar trajektoren ku duhej të vraponte.

“Ndihem mirë. U dëshën 65 vite që një njeri të bëjë histori në këtë sport, pas Ronnie Bannister që e bëri në vitin 1954. E provova dhe ia dola. Jam njeriu më i lumtur në botë që arrij të vrapoj në një distancë të tillë në më pak se dy orë dhe duke inspiruar njerëzit.

Kjo tregon se asnjë qënie njerëzore nuk ka limite. Mund t’ia dilni”, tha Kipchoge, i cili vendosi një rekord që nuk konsiderohet zyrtar, pasi u zhvillua në një park në Austri.