Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARETrajneri shkodran Samuel Nikaj, model suksesi në Kategorinë e Parë

Trajneri shkodran Samuel Nikaj, model suksesi në Kategorinë e Parë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Samuel Nikaj po konfirmohet si një nga trajnerët më interesantë të Kategorisë së Parë dhe jo vetëm, duke treguar se vlerat dhe zgjedhjet cilësore nuk gjenden vetëm në tregun e huaj.

Me punën e tij të përditshme dhe një filozofi të qartë, Nikaj ka ndërtuar një ekip funksional dhe konkurrues. Nën drejtimin e tij, Burreli po zhvillon një sezon pozitiv, duke u renditur në vendin e katërt të tabelës së renditjes dhe duke konkurruar denjësisht me ekipe që kanë objektiva dhe buxhete më të mëdha.

Fitorja e fundit 0-1 ndaj Lushnjës është një tjetër dëshmi e stabilitetit dhe organizimit që Nikaj i ka dhënë skuadrës. Punë, disiplinë taktike, identitet loje dhe rezultate konkrete janë elementët që po e karakterizojnë Samuel Nikajn si trajner.

Performanca e tij me Burrelin e vendos në fokus si një emër që meriton vëmendje dhe vlerësim më të madh brenda futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments