Tre dite ne Shkoder dhe menjehere behet i rendesishem. Braziliani Hygor Guimaraes Goncalves, jashte çdo parashikimi ndoshta, eshte aktivizuar menjehere ne fushe si titullar nga trajneri Mirsad Jonuz dhe ai ia ka shperblyer.

Ka shenuar golin e rendesishem, ate qe i dha fitoren 1-0 Vllaznise ndaj Laçit dhe padyshim qe ky ka qene nje moment ekzaltues per te gjithe. Megjithate te gjithe e pane se 30 vjeçari qe se fundi ka luajtur ne Libanin e larget, nuk eshte ne kontigjentin e tij me te mire fizik dhe per rrjedhoje nuk ka mundur ta mbylle dot ndeshjen deri ne fund.

Por detyren e tij e beri dhe per kete arsye ka marre pergezimet e trajnerit pas ndeshjes. Ky i fundit ne prononcimin e tij per gazetaret eshte shprehur: “Nuk ishte normale qe ta aktivizoje Hygor me vetem dy dite stervitje por une kisha besim tek ai. Madje po ju them se ai do të jetë një nga lojtarët më të mirë në Shqipëri”.

Nje vleresim qe duhet ta beje te ndihet mire futbollistin brazilian tek i cili presin te gjithe, ashtu si dhe tek dy bashkekombasit e tij, Emerson dhe Wenderson.
www.shkodrasport.com