Pas fitores javen e kaluar me Apolonine, Vllaznia e volejbollit te femrave do te ndeshet neser ne kryeqytet ndaj kampiones ne fuqi te vendit, skuadres se Partizanit.
Nje sfide shume e rendesishme per ecurine e metejshme te ekipit shkodran ne kampion dhe ne rradhet e tij ka shume besim tek suksesi. Kjo gje eshte shprehur edhe e fjalet e trajnerit Dorian Tafa.
Ne nje konference per shtyp diten e sotme duke folur ne lidhje me perballjen ndaj Partizanit, ai eshte shprehur: “Kuptohet qe kemi te bejme me nje ndeshje te veshtire sepse do te luajme me Partizanin, ekipin kampion ne fuqi te vendit.
Megjithate ne shkojme ne Tirane me besimin se mund t’ia dalim me sukses per ta fituar kete ndeshje. Jemi ne permiresim e siper nga ndeshja ne ndeshje dhe po mundohemi te marrim me te miren nga vajzat.
Besoj se kemi bere nje pune serioze ne stervitje prej disa muajsh dhe kuptohet qe tashme duhet te marrim gradualisht edhe frutet e saj”. Te plote prononcimin e trajnerit Tafa mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: