Thursday, March 5, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETrajneri Teke: Ernest Muçi ka nivel Premier League dhe karakter për çdo...

Trajneri Teke: Ernest Muçi ka nivel Premier League dhe karakter për çdo ekip

Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Teke, ka shprehur besimin e tij të plotë tek sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, duke vlerësuar profesionalizmin dhe performancën e tij në stërvitje dhe ndeshje.

“Ne kemi pasur një bisedë në momentin e marrjes së vendimit lidhur me Muçin. Deri tani në stërvitje është shumë profesionist dhe përpiqet të dëgjojë sa më shumë që mundet. Nga detyrimi ndonjëherë nuk mund ta aktivizojmë në pozicionin që duam; madje ka pasur raste që e kemi përdorur edhe si numër 6,” tha Teke.

Trajneri shtoi se Muçi ka ende më shumë për të dhënë dhe se të gjitha të dhënat e tij janë në nivel elitar, duke e krahasuar me ligat më të forta si Premier League. “Duhet të ndikojë më shumë në rezultatin e ndeshjes. Do të bëhet më i fortë dhe ka karakterin për të luajtur në çdo ekip,” theksoi Teke.

Për sezonin aktual, Muçi ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 26 paraqitje me Trabzonsporin, duke regjistruar statistika personale rekord. I huazuar nga Beshiktashi, 24-vjeçari po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments