Duket se aventura e Besnik Hasit në Arabinë Saudite ka ardhur në fund teksa klubi i Al-Ahli ka vendosur ta largojë 50-vjeçarin pasi ecuria e skuadrës në këtë sezon nuk ka përmbushur pritshmëritë.
Al Ahli është aktualisht në vendin e nëntë të renditjes me vetëm 20 pikë të grumbulluara ndërsa konsiderohet jashtë garës për titull dhe “faturën” e kësaj gjendje duhet ta paguajë Hasi.
Kujtojmë se Hasi është pjesë e klubit arab prej fillimit të këtij sezoni teksa në muajin qershor u vendos në krye të skuadrës. Ndërkohë, mediat portugeze kanë bërë të ditur se zëvendësuesi i trajnerit shqiptar mund të jetë ish-tekniku i Benfikës, Jorge Jesus.
Për momentin portugezi ende nuk ka kthyer një përgjigje konkrete, megjithatë ka kërkuar kohë për të vlerësuar ofertën e cila në fakt sa i përket anës financiare është goxha e lartë.