HomeKRYESORETransferimet e tyre 'ndezën' merkaton verore, ja cili mes Ronaldos dhe Mesit...

Transferimet e tyre ‘ndezën’ merkaton verore, ja cili mes Ronaldos dhe Mesit po përjeton sezonin më të mirë

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi kanë hasur jo pak probleme në këtë sezon duke mos kontribuar me statistikat e tyre të zakonshme për ekipet respektive.

Portugezi ka shënuar 22 herë deri më tani në të gjithë turnetë, ndërkohë që argjentinasi ka shënuar vetëm 9.

Kundërpërgjigjja e yllit të PSG-së për rivalin e përjetshëm janë asistet, pasi ka dhuruar 13 të tillë, plot dhjetë më shumë sesa numri 7 i “Djajve të Kuq”. Sidoqoftë, në realizimet ekipore, të dy këta fenomenë kanë kontribuar pak a shumë me ritme të njëjta.

“Pleshti” është përfshirë në 22 gola të shokëve të tij, ndërkohë që Ronaldo ka ndikuar në 25 të tillë.

Portugezi është më i saktë pasi shënjestron portën në 57 për qind të rasteve, teksa Mesi nuk i kalon 50 për qind (45.8%).

Ky i fundit është më i saktë në pasime pasi 86.1 prej pasimeve të tij janë të sakta, ndërkohë që Ronaldo ndalet në kuotën 82.2 për qind.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments