Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETransferimi i bujshëm te Junajtid, Kristiano Ronaldo do të jetë në fushë...

Transferimi i bujshëm te Junajtid, Kristiano Ronaldo do të jetë në fushë në sfidën ndaj…

Ylli portugez u largua nga Juventusi ditën e djeshme, teksa “Djajtë e Kuq” konfirmuan kthimin e tij në klub. Tifozët e Junajtid që shpresojnë ta shikojnë CR7 në fushë që këtë të diel, kur skuadra e Solskjaerit të përballen me Uolves do të mbeten të zhgënjyer.

Pas javës së tretë, klubet do të jenë pushim sa i përket ndeshjeve në kampionate, për t’iu lënë vendin kombëtareve.

Ronaldo do të paraqitet me Portugalinë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që mbahet në Katar në fund të vitit të ardhshëm.

Ndeshja e parë e Junajtid pas pushimit është në shtëpi ndaj Njukastëll më 11 shtator dhe Ronaldo mund të bëjë debutimin e tij të dytë aty.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments