Transferimi i Mesit tek PSG-ja mund t’i bëjë nder Zhoze Murinjos. Me Nejmar, Mbape, Di Maria e Mesi në skuadër për Mauro Ikardin nuk do të kishte vend dhe tanimë rihapet sërish pista e rikthimit në Itali për sulmuesin argjentinas.

Kristiano Ronaldo duket i vendosur për të qëndruar te Juvja dhe këtë sezon, prandaj për bardhezinjtë pista Ikardi bie.

Roma ka kohë që kërkon shërbimet e argjentinasit, por transferimit mund t’i hapet rrugë vetëm nëse Dzeko transferohet te Interi për të zëvendësuar Lukakun që pritet të shkojë te Çelsi.

Një lumë rokadash nga skuadra italiane që po kërkojnë të forcohen para se të nisë sezoni i ri që këtë vit pritet të jetë mjaft i luftuar.