Arsen Venger edhe pse la detyrën e trajnerit tek Arsenal në maj të 2018 do të jetë gjithmonë i pranishëm para stadiumit të ekipit në Londër.

Një statujë bronzi 3 metër e gjysmë e lartë është vendosur nga klubi. Venger shfaqet duke ngritur trofeun e kampionit të Anglisë.

Arsène ishte menaxheri i Arsenalit nga tetori 1996 deri ne maj 2018, kohë në të cilën ai e udhëhoqi klubin drejt tre titujve të Premierligës, duke përfshirë një sezon të tërë të pamposhtur, shtatë fitore në FA Cup dhe 20 vite radhazi në UEFA Champions League.

Gjatë 22 viteve të tij tek Arsenal, ai e drejtoi ekipin e pare për 1235 ndeshje të pabesueshme dhe e udhëhoqi në periudhën më të suksesshme të historisë se tij, duke transformuar identitetin e tij dhe duke krijuar te ashtuquajturin ‘Arsenali modern’.