Sulmuesi brazilian Vitor Feijao, është afrimi i radhës i Kukësit në merkato. 24-vjeçari, iu bashkua ditën e sotme klubi verilindor, pas disa eksperiencave të suksesshme në Brazil.

Ai firmosi kontratë 2-vjeçare me klubin shqiptar, teksa kërkon të lerë gjurmë në aventurën e tij. Në prononcimin e parë si futbollist i Kukësit, braziliani Feijao, u shpreh:

“Erdha te Kukësi pas interesimit që klubi tregoi për mua. Fola me futbollistin Erik Flores i cili ka qenë pjesë e ekipit më parë dhe më tha fjale të mira për klubin dhe mendoj se është një mundësi e mirë për mua për të luajtur në Europë.

Shpresoj të jap më të mirën për Kukësin dhe së bashku të fitojmë trofe. Është një aventurë emocionuese për mua për faktin që luaj për here të parë në kontinentin Europian”, deklaroi braziliani për faqen zyrtare të klubit.