Vllaznia do të përballet kundër Sirokit në turin e parë të “Conference League”. Ekipi shkodran i ka frikësuar boshnjakët vetëm me rrogën e ofruar për Liridon Latifin, por cilësitë duhet t’i dëshmojnë edhe në fushën e lojës.

Ne Bosnje- Hercegovine do te drejtoje nje rus, ndersa arbitri që do të gjykojë ndeshjen e Shkodres pas nje jave, është suedezi Kaspar Sjoberg.

Ky i fundit arbitron në elitën e futbollit të Suedisë, ndërsa nuk është emër i panjohur për ekipet shqiptare. Hera e fundit që gjykonte një ekip shqiptar në Europë është pikërisht takimi mes Tiranës dhe Zvezdës.

Aspak fatsjellës pasi bardheblutë meritonin më së paku barazimin në humbjen e marrë me shifrat 0-1. Megjithate gjerat mund te ndryshojne kete here dhe ne dore e ka Vllaznia. Ajo eshte e vendosur per te synuar kualifikimin por gjithcka do te vendoset pas dy ndeshjeve qe do te luhen ne datat 8 dhe 15 korrik.