Vllaznia udhëton drejt kryeqytetit në 21 mars, aty ku në Kamëz do përballet me Kastriotin.

Kriza e nëntë ndeshjeve të fundit shkaktoi “tërmet” në Shkodër, me drejtuesit që shkarkuan trajnerin Thomas Brdaric dhe më pas e rikthyen në detyrë, dukshëm nga lidhja që ai ka krijuar me lojtarët dhe tifozët.

Për ndeshjen e javës së 25 në kampionat, Vllaznia do ketë jashtë dy qendrat e mesfushës. Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi do mungojnë për stafin teknik, pas ndëshkimit me të verdhin e katërt në sfidën e humbur 1-2 në “Loro Boriçi” me Bylis.

Kësisioj, në transfertën e vështirë me Kastriotin, shtohen telashet për Brdaric, që shpreson të gjejë në formë Markun dhe Isaevskin./newsport/