Vllaznia luan të shtunë në 13:00 me Laçin në transfertë. Sfida e javës së 27 vlen për Superligën shqiptare, ndërsa sfida është për zonën e kreut në klasifikim.

Shkodranët kanë marrë lajmin e mirë, me Gurishtën që është gati për sfidën e radhës. Kapiteni mungonte prej pezullimit të kartonave, ndërsa mungesa e tij u ndje në formacionin e Brdariç.

Për kroato-gjermanin pritet të jetë gati edhe Eni Imami, që vuan një lëndim. Gjithashtu për transfertën kurbinase, Da Silva do duhet të jetë në 100 përqind, duke lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë për shumë javë.

Vllaznia ndan vendin e parë me Teutën, në kuotën e 46 pikëve. Si rrjedhoje eshte e qarte se per te, ndeshja e se shtunes ne Laç mund te vendose shume gjera. Ne rradhe te pare eshte nje nga 10 finalet e mbetura, por nese kalohet me sukses kjo e para, atehere ne 9 te tjerat gjerat mund te behen edhe me te lehta.