Ka luajtur serish si titullar dhe ka bere serish mire ne fushen e lojes. E kemi fjalen per mbrojtesin Dajan Shehi i cili ka fituar besimin e stafit teknik dhe po ben paraqitje shume te mira ne fushen e lojes sa here qe i jepet mundesia te tregoje vlerat e tij.

Keshtu ka bere dhe ne tre ndeshjet e fundit, ku ka luajtur perkrah Adilit ne qender te mbrojtjes dhe ne te tre keto ndeshje Vllaznia nuk ka pesuar gol. Shehi ka dhene nje interviste per mediat ku ka folur per ndeshjen e fundit me Partizanin, por edhe per vazhdimesine.

“Ne vertete e leshuam vendin e pare pas barazimit me Partizanin, por serish jemi aty, me pike te barabarta me Teuten, por ne loje jane dhe tre skuadra te tjera. Jane edhe shume ndeshje per t’u luajtur deri ne fund, por kam besim se do t’i arrijme objektivat qe kemi.

Per ne me mire qe jemi ne loje plot 5 skuadra sepse mendoj qe nuk do te kete aleanca dhe fusha e lojes do te tregoje gjithçka. Ky kampionat eshte shume i çuditshem. Jane edhe 10 ndeshje deri ne fund por duhet t’i marrim ato nje e nga nje dhe kam shume besim se do ta arrijme objektivin per te qene ne Kupat e Europes”- eshte shprehur ai.

Nderkohe i pyetur ne lidhje me dy ndeshjet e rradhes ndaj Laçit, per kampionat dhe kupe, Dajan Shehi eshte shprehur: “Laçi ka nje ekip me lojtare shume cilesor. Çdo ekip qe ka luajtur ndaj tij e ka patur te veshtire. Normalisht qe do te jete nje ndeshje e forte, por ne do te shkojme per fitore.

Sa i takon ndeshjes se kupes ndaj po kesaj skuadre, kemi pak favor qe e luajme ne Shkoder dhe shpresojm qe te shkojme ne finale. Endrra jone eshte qe te sjellim kete sezon nje kupe ne Shkoder, qe te bejme te lumtur çdo tifoz shkodran sepse kane vuajtur shume gjithe keto vite”./SHKODRA-SPORT.COM/