Gjithmonë ka pasur diskutime sa i përket mënyrës sesi arbitrat mbajnë drejtësinë në futboll. E nga këto polemika nuk mund të mbetej kurrsesi jashtë edhe sporti në Shqipëri.

I pranishëm në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Armand Duka është përballur edhe me mendimin e Sulejman Starovës sa i përket arbitrave në Shqipëri.

Sipas drejtorit të Teutës duhet të largohen arbitrat që e kanë të shkruar në ballë dhe që kanë mision për të favorizuar një skuadër të caktuar. Në këtë moment presidenti i FSHF-së ka bërë krahasimin me situatën në klubin durrsak:

“Thua që arbitrat e kanë të shkruar në ballë dhe që duhet ta përjashtojmë. Por është njësoj si rasti i pastër që humbet një lojtar i Teutës përshembull, se je edhe drejtor aty. Nëse futbollisti juaj humbet rastin me port bosh, e ka të shkruar në ballë?

Do ta kishit përjashtuar? Ka pasur Gruda rast të tillë që e ka shpërdoruar dhe nuk është përjashtuar. Kështu është edhe me arbitrat”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/