Vllaznia luan me Partizanin në transfertë të shtunën në 16:45. Ndeshja e javës së 21 është e rëndësishme për dy skuadrat, që kërkojnë zonën europiane.
Në “Air Albania”, trajneri Thomas Brdaric do udhëtojë me dilema për sulmin, nisur kjo nga mungesat. Ardit Hoxhaj vijon të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi.
Veç vlonjatit, gjendje fizike jo të mirë po kalon edhe Çoba. Ai ka pesuar nje terheqje muskulare dhe prej disa ditesh nuk eshte stervitur me grupin.
Kjo do te thote se edhe ndaj te kuqve pritet qe te mos jete i gatshem. Fitorja 4-2 me kampionët e Teutës ka rritur dëshirën për sukses te Vllaznia, që qëndron në vendin e katërt me 33 pikë, pesë më shumë se Partizani.