Vllaznia U21 ka leshuar terren ne renditje sepse ne kater ndeshjet e fundit ka pesuar nje humbje dhe ka marre tre barazime. Interesant eshte fakti se ne te tre keto barazimet e fundit, ka qene ajo qe ka shenuar e para.

Por problemi i kuqebluve eshte se nuk kane ditur ta ruajne avantazhin dhe per kete arsye, nuk kane arritur dot t’i fitojne keto ndeshje e kjo ka ndikuar ne renditjen e tyre teksa jane te pozicionuar per momentin ne vendin e trete te renditjes.

Trajneri Dean Sibson ka folur pas ndeshjes se djeshme me Bylisin kryesues e cila perfundoi ne barazim 2-2 teksa eshte shprehur ne kete menyre:

“Ne kemi tre ndeshje pa fituar, por kemi edhe tre ndeshje pa humbur ndaj ekipeve që janë në vendet e para të renditjes. Ndaj Bylisit ishte një ndeshje shumë e mirë për të dy ekipet.

Kemi një problem sepse shënojmë të parët, por nuk arrijmë ta ruajmë avantazhin. Kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen, por nuk ia dolëm. Kjo ishte ndër ndeshjet tona më të mira”.

I pyetur nderkohe, nese Vllaznia U21 ka ende shanse per fitimin e titullit kampion kete sezon, ai eshte shprehur:

“Çështja e titullit nuk është e mbyllur. Por duhet të përmirësojmë problemet që na janë shfaqur në mbrojtje sepse pësojmë shumë gola. Ne kater ndeshjet e fundit kemi pesuar 8 gola dhe kjo ka bere qe te mos marrim rezultatet e duhura. Nëse e rregullojm këtë gje, mund të pretendojmë deri në fund për t’u shpallur kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/