...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransferta ndaj Kukësit, për herë të fundit Vllaznisë i jepte fitoren mbrojtësi

Transferta ndaj Kukësit, për herë të fundit Vllaznisë i jepte fitoren mbrojtësi

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia hap ditën e nesërme javën e 10-të të Superiores me ndeshjen kundër Kukësit. Duel që po ashtu ngre siparin edhe të fazës së dytë të kampionatit, ku tashmë patjetër gara do jetë më e fortë nga java në javë. Shkodranët udhëtojnë drejt veri lindjes me humorin e duhur, ku fitorja ndaj Skënderbeut ka larguar disi krizën që po kalonin kuqeblutë.

E tashmë tek ekipi i Memellit duan të krijojnë vazhdimësinë duke nisur që nga dueli i nesërm në “Zeqir Ymeri”. Dhe transfertat e fundit kuksiane kanë qenë pozitive për skuadrën shkodrane. Kështu sezonin e shkuar Vllaznia mori një barazim 0-0 në Kukës e po ashtu një fitore 0-1, e vendosur nga një super gol i Hakajt.

Po ashtu në sezonin 2021-22, Vllaznia ka arritur një barazim pa gola ndaj Kukësit. E ndërsa humbja e fundit ndaj Kukësit shënohet në vitin 2021. Ku verilindorët fitonin 2-0 falë golave të Taipit dhe Ndrecës. Patjetër tek kuqeblutë duan të ruajnë trendin e viteve të fundit ndaj kuksianëve.

Ndeshja do luhet nesër në orën 14:00 në qytetin e Kukësit. Një duel që pritet goxha interesant dhe që ka dhuruar përballje shumë të bukura ndër vite.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.