Ne dy ndeshjet qe ka luajtur ndaj saj, trajneri Goce Sedloski nuk e ka mundur asnjehere Egnatian, megjithate do te tentoje ta beje kete gje diten e neserme ne ndeshjen e kthimit gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.

Tekniku maqedonas ne konferencen e shtypit te pragndeshjes u shpreh i bindur se skuadra e tij do te beje me te miren ne kete ndeshje, pavaresisht mungesave qe do te kete, per te tentuar deri ne fund kualifikimin per ne finalen e Kupes se Shqiperise.

“Kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Si cdo tjetër, edhe ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme. Duhet të mbledhim mendjen, pasi është fundi i kampionatit. Dua ta luajmë ndeshjen sa më mirë të jetë e mundur.

Duhet të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër nga ato që kemi bërë në kampionat, edhe pse kemi shumë mungesa. Egnatia është një ekip shumë i mirë, e dimë cfarë humbjesh na kanë shkaktuar. Kemi mungesa si Gurishta, Balaj, Smajli, por ato lojtarë që kanë mbetur duhet të tregojnë karakter, të japin energji, ta justifikojnë fanellën të cilën po mbajnë veshur.

Nga Vllaznia të gjithë presin Europën dhe besoj se do ia dalim. Jam person që nuk dorëzohem derisa të arrij qëllimin dhe kam shumë besim se do ja dal me këtë ekip. Këtë mundohem ta transmetoj te të gjithë lojtarët sa herë më jepet mundësia. E di pse kam ardhur ketu.

Me gjithë mungesat dhe grupin është shumë e vështirë. Jam i detyruar të vendos lojtarë në pozicione në të cilat ato vetë nuk kanë luajtur më parë. Në futboll nuk ka ‘nuk mundem’. Secili do të përmbushë detyrën që i cakton trajneri. Nuk i pranoj justifikime të tilla”- eshte shprehur trajneri Sedloski.

Te plote prononcimin e numrit 1 te pankines se Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: