Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransferta në Durrës, ja si pritet sot formacioni i Vllaznisë

Transferta në Durrës, ja si pritet sot formacioni i Vllaznisë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Në prag të përballjes së javës së 22-të të kampionatit, Vllaznia përgatitet për një transfertë delikate përballë Teutës në stadiumin “Niko Dovana”, duel ku kuqeblutë pritet të zbresin në fushë me disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit ndaj Partizanit.

Nga porta nuk ka dilema, me Pohls që do ta nisë sërish si titullar. Gardiani gjerman është shndërruar tashmë në një pikë referimi për skuadrën, duke ofruar siguri dhe qetësi mes shtyllave. Në repartin defensiv, mungesa e Gjinit për shkak pezullimi nga kartonët detyron stafin teknik të bëjë një lëvizje, me Bajramin që pritet të marrë fanellën e titullarit. Kosovari do të kompletojë mbrojtjen së bashku me dyshen Gurishta–Çelikoviç.

Në mesfushë, situata paraqitet disi më e qartë, sidomos në krahë, ku Jago shihet favorit në të majtë, ndërsa Kastrati në të djathtë. Të sigurta duken pozicionet e Kallakut dhe Krymit, ndërkohë që një balotazh mbetet i hapur mes Qatos dhe Muratajt për një vend nga minuta e parë përballë durrsakëve.


Në repartin ofensiv, Balaj mbetet i padiskutueshëm si pika kryesore e sulmit. Pikëpyetja e vetme lidhet me partnerin e tij, ku stafi do të vendosë mes Bismark dhe Malës, në varësi të gjendjes fizike të secilit.


Pavarësisht zgjedhjeve që do të bëhen për formacionin startues, objektivi i Vllaznisë mbetet i pandryshuar: vazhdimi i rezultateve pozitive në kampionat. Shkodranët vijnë në këtë sfidë me moral të lartë, pasi prej tre ndeshjesh radhazi njohin vetëm një rezultat, fitoren, dhe synojnë ta zgjasin këtë ecuri edhe në transfertën e Durrësit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments