Vllaznia luan sot me Dinamon në orën 16:45. Sfida vlen për javën e 23 në Superligë. Vendasit e Bradriç kërkojnë të mbajnë hapin e skuadrave që luftojnë për Europën, teksa kanë përballë një kundështar që kërkon pikë për të shmangur katastrofën.

3-5-2 pritet të luajë edhe sot Vllaznia, me trajnerin Thomas Brdaric që do ketë jashtë tre nga titullarët. Zogovic mungon prej pezullimit, ndërsa Gurishta dhe Da Silva nuk ia kanë dalë prej dëmtimeve. Rikthehen në ekip Hakaj dhe Çoba.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (3-5-2): Qarri, Diagne, Adili, Bulatovic, Kruja, Krymi, Jonuzi, Mustedanagic, Hakaj, Latifi, Djurdjevic