Vllaznia dhe Kukësi luajnë nesër në 19:45 për javën e 33 në Superligë. Sfida e “Loro Boriçit” vlen për Europën, me dy skuadrat që janë në vendet 4 dhe 5 në klasifikimit me 46 pikë.

Për t’i dhënë mbështetje lojtarëve në fushë, klubi i Kukësit ka vendosur në dispozicion transport falas për tifozët nga Kukësi. Me lojtarin e 12 në tribuna, duket se ndeshja nesër do jetë e zjarrtë.

“Presidenca e Klubit ka vendosur transport falas nga qyteti i Kukësit për ndeshjen ndaj Vllaznisë, e cila do të luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Çmimi i biletave do të jetë 100 lekë, ndërkohë që transporti është falas”, njoftojnë kuksianët./newsport/