Partizani dhe Teuta kanë vazhduar përsëri të mos gjejnë rrugën e rrjetës dhe kanë mbyllur neshjen e sotme mes tyre në barazimin pa gola që nuk ndryshon shumë klasifikimin e Superiores.

Në një duel që nisi me vrull, por që u shua me kalimin e minutave, skuadrat lejuan e gjetën pak hapësira në portat kundërshtare, me rreziqet e vetme që erdhën nga goditje standarte dhe gjuajtje nga jashtë zonës.

Një traversë e Solomon dhe një penallti e humbur nga Vila në fund ishin momentet e vetme që do të kujtohen nga sfida e sotme mes dy skuadrave që u munduan që të mos gabonin në prapavijë e të mos dilnin të mundura.

Partizani vazhdon në podiumin e kampionatit, duke mbajtur tani vendin e tretë, ndërsa Teuta shënoi barazimin e 6 në 7 ndeshje të luajtura, duke konfirmuar se ka probleme të mëdha në fazën ofensive, edhe pse me emra të njohur në radhët e saj. /vipsport/

Partizani-Teuta 0-0

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi (66′ Cara), Solomon, Mala (78′ Asani), Kardoso (66′ Kordeiro).
Trajner: Ilir Daja

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Karabeci, E. Vila , L. Vila(72′ Zhunior), Bregu, Krasniqi (82′ Hebaj).
Trajner: Edi Martini

KV: Broja, Belica, Idrizaj / L.VIla, Karabeci

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj