Vllaznia do të udhëtojë për në Rrogozhinë ku do të sfidojë Egnatias në orën 13:00 për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët vijnë me moralin e lartë pas fitores me Tiranën në Klasike dhe sot do të kërkojnë vazhdimësinë, e cila është problemi më i madh këtë sezon.

Trajneri Josa ka mbyllur përgatitjet ditën e djeshme me të gjithë grupin e lojtarëve në stërvitje teksa rikthehet edhe Bulatovic. Mirëpo, ylli i ekipit, Esin Hakaj ka ngritur alarmin te shkodranët teksa ka shfaqur shqetësime në brinjë. Mbrojtësi i majtë rrezikon seriozisht sfidën dhë nëse nuk ja del, Josa ka dy plane në mendje.

I pari është spostimi i Smajlit në të majtë dhe futja e Krujës djathtas ndërsa i dyti është më i rrezikshëm. Inkuadrimi menjëherë i Bulatovic në qendër dhe rikthimi i Gurishtas në të djathtë, me Smajlin që kalon sërish majtas.

Formacioni i Mundshëm:

Opsioni 1: Zogovic; Kruja, Shehi, Gurishta, Smajli; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Balaj, Mala

Opsioni 2: Zogovic; Gurishta, Shehi, Bulatovic, Smajli; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Balaj, Mala