Dueli mes Milanit dhe PSG-së i vlefshëm për xhiron e kartë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pritet të jetë tepër i zjarrtë sonte në mbrëmje.
Ndërkohë që në mesnatë ka plasur dhuna mes dy tifozerive. Rreth 50 ultras të Milanit sulmuan me flakadantë dhe tymuese tifozët e PSG-së në zonën e Naviglit. Më pas menjëherë mbërriti policia duke bërë që të shpërndahej turma.
Sipas njoftimit të policisë një tifoz francez ka mbetur i plagosur rëndë nga 2 goditje me thikë në këmbë dhe është transportuar ne spital.
Përplasje kanë ndodhur edhe mes ultrasve të PSG-së dhe policisë të cilët kanë ndërhyrë. Një oficer u godit me thikë në këmbë dhe sulmuesi u arrestua. Një tjetër oficer është goditur më një objekt duke pësuar një plagë në buzë.