Vllaznia vijon pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje javen e ardhshme ndaj Partizanit dhe i gjithe fokusi eshte perqendruar pikerisht tek ky ballafaqim shume i rendesishem i vlefshem per javen e trete te “Abissnet Superiore”.
Por nderkohe mengjesin e sotem ambjenti sportiv shkodran eshte “trazuar” nga nje lajm i “Panorama Sport” sipas te cilit portieri Bojan Zogoviç, mbrojtësi Darko Bulatoviç, mesfushorët Elvedin Heriç dhe Kristjan Vulaj, si dhe sulmuesit Ante Aralica dhe Kaina Nunjesh, kanë paditur klubin shkodran në FIFA për mosrespektim të kontratës.
Gjithnje sipas ketij lajmi, gjashtë futbollistët kanë pritur që të likuidoheshin në muajin gusht, por kjo nuk ka ndodhur dhe në këto kushte kanë deleguar çështjen në organin juridik të FIFA-s. Tashmë në ditët e ardhshme pritet të ketë një vendim për pretendimet e ishlojtarëve, të cilët kërkojnë të shlyhen në bazë të kontratës që kanë pasur me Vllazninë. Të gjithë janë larguar nga skuadra pas përfundimit të sezonit 2022-2023.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse të njëjtën gjë do të bëjnë edhe lojtarët shqiptarë që ikën këtë verë nga Vllaznia si Liridon Latifi, Dajan Shehi, Ardit Hoxhaj, Arsid Kruja, Fjoart Jonuzi, Erdenis Gurishta dhe Herald Marku. Mësohet se të gjithë të larguarit nga Shkodra këtë verë kanë bërë një marrëveshje me klubin që do të merrnin rrogat e prapambetura brenda një afati, por që mesa duket ai nuk është respektuar dhe të huajt kanë bërë hapin e parë në FIFA.
Te pakten keshtu pretendohet ne lajmin e publikuar nga “Panorama Sport” megjithate me interes eshte te shohim edhe reagimin e klubit shkodran ne lidhje me kete çeshtje, nese ka te verteta ne kete mes apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/