Sot do të ulë siparin edhe java e 14 e Kategorisë Superiore me dy takime që do të luhen në orën 14:00. Kamza do të presë në shtëpi verilindorët e Kukësit, ndërkohë që Laçi rikthehet në stadiumin e tij përballë Kastriotit.

Përveç Laçit që po kalon një moment disi të mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për asnjërën nga skuadrat e tjera që janë në një moment të vështirë sa i përket rezultateve.

Në takimin mes Laçit dhe Kastriotit, gjyqtar kryesor është vendosur Klodian Shahini që do të ndihmohet nga Fatmir Lamaj dhe Rejdi Zajmi.

Gjyqtar i katërt në këtë takim, është caktuar Ando Koçi. Laçi rikthehet të luajë në shtëpi, pasi ndeshjet e fundit i ka luajtur në “Elbasan Arena” dhe “Selman Stërmasi” për shkak të punimeve në tapetin  fushës.

Ndërkohë, ndeshja mes Kamzës dhe Kukësit i është besuar gjyqtarit Indrit Myrtja që do të ndihmohet nga Fisnik Thorja dhe Melis Devishi. Në këtë takim, Klajdi Kola është caktuar si gjyqtar i katërt. /VipSport/