Turneu “Pavarësia” që zhvillohet çdo vit në Kosovë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së këtij shteti, do të ketë të shtunën edicionin e 11-të të tij. Në të do të marrin pjesë boksierë nga Shqipëria, Mali I Zi, Maqedonia dhe vendi organizator- Kosova.

Nga vendi ynë, Federata Shqiptare e Boksit ka përzgjedhur katër sportistë për të marrë pjesë me kombëtaren tonë të drejtuar nga trajneri I mirënjohur Zef Gjoni. Ndër to, tre janë sportistët shkodranë dhe pikërisht Arjon Kajoshi që do të konkurrojë në peshën 75 kilogramë, Bekim Vjerdha në peshën 81 kilogramë dhe Albert Kapaj në peshën 91 kilogramë.

Përveç tyre, pjesë e kombëtares do të jetë edhe boksieri kryeqytetas Alban Beqiri I cili edhe ai do të konkurrojë në peshën 75 kilogramë. Pritet që të katër këta sportistë të konkurrojnë fort për të zënë vendet e para dhe për të merituar medaljet e arta të këtij turneu të përvitshëm.

Ndeshjet do të zhvillohen në pallatin e sportit të Prishtinës dhe pritet të ndiqen me interes nga dashamirësit e këtij sporti të cilët duhet thënë se çdo vit I kanë dhënë një atmosferë shumë entuziaste sportistëve pjesmarrës.

Turneu “Pavarësia” do të jetë I pari aktivitet I këtij viti ndërkohë që në muajin e ardhshëm e më pas, boksierët shkodranë pritet të marrin pjesë në disa turne të tjerë edhe më të rëndësishëm ku padyshim që do të tentojnë sukseset.
© shkodrasport.com