Pas dënimeve të shumta të dhëna nga Komisioni i Disiplinës, skuadra e futbollit të Tomorit ka marrë vendimin për të bojkotuar kampionatin, deri sa çështja të marrë zgjidhje.

Përmes një konference për shtyp të postuar në rrjetet sociale, klubi beratas konfirmon se nuk do udhëtojë drejt Fierit këtë fundjavë, duke bojkotuar në këtë mënyrë kampionatin.

“Me keqardhje themi se Futboll Klub Tomori nuk do të udhëtojë në sfidën e Bylis-Tomori, si dhe nuk do të bëhemi pjesë e kësaj maskarade ku të vihet në vend dinjiteti dhe emri i Tomorit.” shume

Por nderkohe siç dihet ne rradhet e Tomorit luajne edhe tre futbolliste shkodrane dhe pikerisht Dritmir Beci, Denis Dyca dhe Elhan Galica dhe nje vendim i tille padyshim qe do u bej shume dem ne karrieren e tyre.