✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Karrierës së tyre të futbollit gradualisht po i vjen fundi sepse vitet kalojnë, por të tre ata nuk e shohin veten larg sportit të tyre të preferuar. E kemi fjalën për tre futbollistët aktualë të Besëlidhjes Arsid Kruja, Jasmin Rraboshta dhe Dritmir Beci.

Të tre ata prej më tepër se një muaji kanë qenë pjesmarrës në kursin e organizuar nga FSHF për t’u paisur me licensën UEFA B të trajnerit. Dhe kursi ka përfunduar ditën e sotme teksa të tre ata janë diplomuar edhe me çerifikatën përkatëse.

Çka do të thotë se ata mund ta ushtrojnë detyrën e trajnerit, megjithëse duhet thënë se i gjithë fokusi i tyre për momentin është i përqendruar tek Besëlidhja, me të cilën duan të sigurojnë objektivin, ngjitjen në kategorinë e parë dhe të tre ata, Kruja, Rraboshta e Beci po japin kontributin e tyre.

Megjithatë kjo treshe po mendon edhe për të ardhmen dhe licensat e marra sot e tregojnë më së miri këtë gjë. Për Shkodrën kësisoj po vjen një plejadë e re trajnerësh që do të ketë përvojë e mjaftueshme për të transmetuar dijet e tyre tek brezi i ri.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”