Vllaznia ka vijuar sot me pergatitjet per ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe do te luaje diten e premte ne oren 16.45 ne Korçe ndaj Skenderbeut vendas.

Diten e sotme ekipi ka zhvilluar seancen stervitore te rradhes dhe ajo qe ka rene ne sy gjate zhvillimit te saj ka qene edhe prezenca e tre futbollisteve te ekipit U19.

Perpos mesfushorit Paulo Pjeshka qe po stervitet rregullisht me kete ekip, te pranishem sot kane qene dhe mbrojtesi Flori Spahija dhe sulmuesi Antonio Delaj.

Stafi teknik i ekipit te pare herepashere u mundeson elementeve me te spikatur te ekipit te te rinjve te stervitjen me te rriturit, duke marre pervoje e duhur ne prag te kalimit sezonin e ardhshem ne rradhet e tij.

Behet fjale per lojtare me te ardhme te cilet me shume mundesi do te firmosin kontrate ne veren e ketij viti sepse kane veçori te tille me te cilet mund t’i sherbejne Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/