Dilaver vazhdon te jete ne skuader, ka ardhur Gjurgjevic, ishte rruges edhe Bismark, por Vllaznia duket se njeriun- gol e ka ne skuader.
E kemi fjalen per sulmuesin 21 vjeçar Mehdi Çoba. Ne tre ndeshjet miqesore qe Vllaznia ka zhvilluar se fundi, ai ka shenuar tre gola.
Te parin ndaj Buduçnostit, ndersa sot dy te tjere ndaj Novi Pazarit. Nje lojtar i cili ka ardhur gjithnje ne rritje dhe pas 20 golave te shenuar sezonin e kaluar duke luajtur me ekipin Vllaznia U21.
Por ai nuk kenaqet me kete arritje. Synon me shume dhe çdo dite ne stervitje kerkon te binde trajnerin Brdariç se i meriton disa minuta si titullar. Pse jo edhe ndonje ndeshje sepse tashme e ka pjekurine e duhur.
Me poshte keni edhe videon e golit te dyte shenuar nga pika e bardhe e 11-metershit ne miqesoren e sotme ndaj Novi Pazarit, miqesore kjo qe perfundon ne barazim 2-2 fale dy golave te tij: