Kategoria Superiore e futbollit shqiptar ka tre jave qe ka nisur dhe ajo qe na ben pershtypje eshte mungesa ne keto 15 ndeshje te luajtura e arbitrave te Kolegjiumit te Shkodres.
Ne asnjeren prej ketyre takimeve te javeve te para, nuk na ka rastisur te takojme emrin e asnjerit prej arbitrave te tij. As Indrit Myrtja si kryesor dhe as te asistenteve Melis Dervishi dhe Fisnik Thorja qe kane qene edhe vitin e kaluar ne top-listen e kampionatit.
Pa dale pastaj tek Ditmar Jubica i cili eshte “harruar” fare nga njerezit pergjegjes ne FSHF, ndonese para tre vitesh kur ai ishte pa pesuar aksidentin, ka qene nder me te miret e kampionatit shqiptar.
Tashme qe eshte rikuperuar, nuk ka asnje vleresim per te. E nese me Jubicen ka “diçka qe nuk shkon”, nuk e dime çfare po ndodh me Myrtjen i cili konsiderohej nje nga arbitrat e rinj me me perspektive.
Por ndonje gabim i bere ne kampionatin e kaluar nga kjo treshe duket se nuk eshte harruar ende nga njerezit qe caktojne arbitrat ne Tirane. Me shkodranet ndodh keshtu sepse disa te tjere po gabojne rende jave per jave dhe perveç ndonje denimi te vogel, asgje nuk u ndodh.
Ata rikthehen te drejtojne ne Superlige ndersa Myrtja, Dervishi e Thorja jo. Dhe nuk dihet kur do te jene ne nje ndeshje. Me kete ritem duket se shanset jane te pakta qe t’i shohim ata te arbitrojne. E nese ndodh keshtu, atehere kuptohet qe keta tre arbitra te rinj e te shkolluar nuk kane pse te vazhdojne te merren me me arbitrim.
Rrjedhimisht edhe Kolegjiumi i Shkodres do te filloje te tkurret ndonese eshte i pari ne Shqiperi qe ka krijuar edhe nje Akademi arbitrimi. Por ne fund te fundit lind pyetja: Per çfare duhet te mesojne keta te rinj e te reja kur askush nuk u jep ndeshje te drejtojne?!
© shkodrasport.com