Federata Shqiptare e Bilardos ka nderuar mesditën e së shtunës përmes një ceremonie të thjeshtë por shumë kuptimplote tre prej emblemave të këtij sporti, e pikërisht Nail Alushin, Malo Ademin dhe Xhevat Sokolin.

Ne kete ceremoni kane marre pjese edhe drejtuesit me te larte te Federates, veterane te tjere te sportit shkodran dhe po ashtu edhe bilardiste te rinj, atehere te shoqates se bilardor “Alfred Ashiku”.

Ka qenë presidenti i kësaj Federate Edmond Loku ai që ka shprehur vlerësimin më të lartë për këto tre figura të shquara të këtij sporti jo vetëm për Shkodrën por edhe për Shqipërinë.

Ndërkohë tre veteranët e këtij sporti, janë shprehur shumë të lumtur për nderimin e bërë dhe si shpërblim për karrierën e tyre të gjatë në bilardo.

Një meritë të madhe në nderimin e këtyre figurave ka edhe njeriu që promovon prej vitesh këtë sport në Shkodër, Ardian Vorfa, i cili ka sakrifikur jo pak për mbajtjen gjallë të këtij sporti dhe përcjelljen e tij tek brezi më i ri.