Problemet e shumta që kanë shoqëruar Adën në dy sezonet e fundit duket se do të vazhdojnë. Ndonëse po mbyllet muaji gusht, ende nuk dihet se cila do të jetë përbërja e ekipit për sezonin e ri dhe për më tepër se kush do të jetë trajneri i ri.

Kjo ngaqë trajneri që e drejtoi atë në sezonin e fundit- Ersi Çaku, prej disa ditësh ka kaluar tek “Albanian Ajax School” ku do të drejtojë ekipin e 15 vjeçarëve. Në këtë mënyrë tashmë Ada është edhe pa trajner. Se çfarë do të ndodhë me këtë ekip në sezonin e ri, kjo mbetet për t’u parë por nuk përjashtohet mundësia që problemet të vazhdojnë sërish për të.
© shkodrasport.com