Tre futbollistet shkodrane qe jane pjese e kombetares U15 te Irlandes do te marrin pjese edhe ne turneun qe ajo do te zhvilloje ne datat 28 janar- 4 shkurt ne Spanje.

Ne kete turne do te marrin pjese kater ekipe kombetare, pikerisht ai vendas i Spanjes, Irlanda, Hollanda dhe Republika Çeke dhe padyshim qe kombetarja irlandeze shpreson te beje paraqitje sa me te mira, kuptohet duke u bazuar edhe tek tre futbollistet me origjine nga Shqiperia, pikerisht nga Shkodra.

Behet fjale per Kevin Zefin, Justin Ferizajn dhe Rocco Vaten. Njoftimet e grumbullimet tashme u kane shkuar klubeve ku ata luajne, pikerisht Shamrock Rovers dhe Selltik.

Sidomos Zefi e Ferizaj jane dy pika shume te forta te Irlanda U15, madje Zefi pak kohe me pare shenoi edhe dy gola ne fitoren 3-1 ndaj kombetares se Anglise, nderkohe qe edhe Ferizaj eshte nje titullar i padiskutueshem ne repartin e mesfushes.

Kohet e fundit nderkohe me kete kombetare siç eshte bere e njohur eshte bashkuar edhe Vata i cili po ingranohet gradualisht dhe padyshim qe edhe ai do te shnderrohet ne nje element te rendesishem te saj.
www.shkodrasport.com