Shqipëria duhet të krenohet për talentet e reja dhe të ndihet optimiste për të ardhmen. Armando Broja është një futbollist për të cilin do të dëgjojmë të gjithë që të flitet në të ardhmen, në mediat më prestigjoze të Europës dhe do të kërkohet nga klubet më të mira.

Sigurisht, nëse do të vazhdojë në këto hapa. Në ndeshjen e sapo përfunduar, sulmuesi shqiptar i ka dhënë fitoren Chelseat U-23 ndaj Totenhemit U-23, e mbyllur në shifrat 0-1. Broja ka luajtur nga minuta e parë dhe goli i vetëm erdhi në të 82 me një realizim të bukur për ta dërguar topin në krahun e djathtë.

Te kjo grupmoshë ka pasur pak vështirësi Broja, për shkak se është vetëm 19 vjeç. Por këtë herë ka arritur të kthehet protagonist edhe te U-23, duke pritur thirrjen e Frenk Lampard.

Gjithmonë kemi thënë se Shqipëria nuk e ka një lojtar që të bëj diferencën, një yll europian, por ndoshta pas disa vitesh do e kemi… /Sport Ekspres/