Rafael Leao është një nga emrat që qarkullon më së shumti në Europë, me shumë klube të mëdha në arenën europiane që kërkojnë shërbimet e tij.

Gjithsesi Milani nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë kaq shpejtë portugezin, duke u munduar që ta bindë për të rinovuar kontratën.

Por duket se për kuqezinjtë çdo gjë vazhdon të bëhet më e vështirë, me Pep Guardiolën që e kërkon në skuadrën e tij 23-vjeçarin.

Siç raporton “TuttomercatoWEB”, Mançester Siti ka bërë gati një ofertë prej 200 mijë paundësh në javë për portugezin, që shkon afro 12 milionë euro në vit.

Një ofertë që është shumë më e lartë se ajo e Milanit, me kampionët e Italisë që nuk shkojnë më shumë se 7 milionë euro.

Përpara disa ditësh u raportua se në marrëveshje “Qytetarët” ofronin Xhek Grilish në këmbim të Leaos, teksa çdo gjë pritet të vendoset gjatë janarit.