Drejt Kosoves mund te shkoje edhe nje tjeter futbollist shkodran. Ansi Nika ishte një nga largimit e Flamurtarit gjatë kësaj merkato. Shkodrani firmosi në fillim të sezonit, por aventura e tij në Vlorë ka zgjatur shumë pak.

Zyrtarimi për largimin e tij është bërë ditën e djeshme nga vetë lojtari, ndërsa tani është një futbollist I lirë dhe në kërkim të një skuadre të re.

Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, në Kosovë, Trepça’89 është në bisedime me mesfushorin Ansi Nika. Një gjë e tillë është konfirmuar nga trajneri i skuadrës kosovare, Abedin Zeka.

Trepça’89 militon në Superligën e Kosovës dhe pas 17 javësh të luajtura renditet në vendin e 8-të me 23 pikë duke rrezikuar “Play Offin”.