Liverpool mori tre pikë të rëndësishme kundër Sheffield United dhe ishin dy të zakonshmit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane që i shënuan golat e kësaj përballjeje.
Së bashku me brazilianin Firmino, ata shkuan në kuotën e 28 golave.
Të tre së bashku ia kanë dalë të shënojnë më shumë gola se 12 skuadra të Premier League, kurse Arsenali ka realizuar sa treshja e Liverpool.
“The Reds” kanë sulmin e dytë më të mirë deri më tani, me 49 gola të realizuar në total. Vetëm Manchester City, me 56 gola, ka shënuar më shumë se skuadra e Jurgen Klopp. /abcnews/