Data 26 dhjetor do të shënojë mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Shkodër, por njëkohësisht atë më të rëndësishme. Një nga pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje është edhe miratimi i projekt- vendimit “Për buxhetin e vitit 2018 dhe planin buxhetor afatmesëm 2018-2020 të Bashkisë Shkodër”. Duke qenë një mbledhje e tillë për buxhetin, brenda tij padyshim që kemi të bëjmë edhe me buxhetin për KF Vllaznia sh.a.

Kjo ngaqë siç dihet, Bashkia Shkodër është aksionari i vetëm i këtij klubi dhe të gjitha fondet për funksionimin e tij vijnë pikërisht nga ky institucion. Duhet të presim edhe pak orë për të parë se çfarë fondi do të kalojë për futbollin në mënyrë që edhe problemi i rrogave të prapambetura të zgjidhet shpejt dhe po ashtu edhe ai i vazhdimësisë. E rëndësishme është që paratë për futbollin gjithmonë dhe kështu pritet të ndodhë edhe në mbledhjen e nesërme.
© shkodrasport.com