Spanja fitoi 1-0 përballë Argjentinës në finalen e Botërorit 2026, por ajo që ndodhi pas vërshëllimës finale, ishte e turpshme. Futbollistët argjentinas nisën të përleshen, duke sulmuar disa lojtarë kundërshtarë.
Si fillim ishte Molina që sulmoi Rodrin, ndërsa më pas Paredes shtriu në tokë Gavin dhe goditi Eric Garcian. Pikërisht për këtë situatë, raportohet se FIFA ka nisur hetimet, për të marrë vendimet e duhura.
Një vendim i papritur ky nga FIFA, që shpeshherë ka mbajtur anën e Argjentinës. Megjithatë, është media prestigjioze “The Athletic” që ka raportuar planet që ka institiucioni më i lartë i futbollit.
“FIFA do të hetojë në detaje se çfarë ndodhi, përpara se të vendosë se çfarë masash do të ndërmarrë kundër lojtarë të përfshirë”, shkruan ndër të tjera “The Athletic”.


