Tri mungesa do të ketë Skënderbeu ne ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë në kampionat.

Sulmuesi nigerian Uçe është jashtë si pasojë e frakturës në këmbën e djathtë. Përveç tij edhe Rei Pecani dhe Ergi Zenullari i shtohen listës së mungesave sa i përket takimit të radhës. Të dy lojtarët vuajnë probleme fizike ndaj nuk janë gati për këtë takim.

Në anën tjetër korçarët rikuperojnë sulmuesin kryesor të ekipit, Frenklin Ahanonu, i cili do të jetë me shumë mundësi nga minuta e parë në fushë për bardhekuqtë.

Një rikthim i rëndësishëm ky për Gvozdenoviç, që gjen golashënuesin e ekipit në prag të një ndeshjeje kaq të vështirë dhe delikate.