Flamurtari ka arritur të marrë një barazim të vështirë pa gola ndaj Bylisit, me skuadrën e Bylisit, që nuk arrin të marrë fitoren e parë për vitin aktual. Një meritë edhe e Flamurtarit, që arriti të bllokojë me sukses sulmuesit e ballshiotëve.
Pas ndeshjes për Super Sport ka folur edhe trajneri i Flamurtarit, Troisi, i cili shprehet i lumtur për këtë barazim dhe ka për qëllim të aktivizojë sa më shumë lojtarë që nuk kanë luajtur shumë deri në fund të sezonit.
“Do mundohemi të bëjmë një lojë sa më të mirë sepse qëndrimi është shumë i vështirë. Do mundohemi të aktivizojmë sa më shumë lojtarë që nuk kanë pasur mundësi të zbresin në fushë.
Po pres të kem një takim me presidentin të bisedojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Sa i përket ndeshjes përgëzoj ekipin që arritën të ndalin një ekip aq të fortë si Bylisi.Është një gjë shumë pozitive që arritëm të marrin një pikë sot.
Në fakt unë jam i fokusuar të bëj një formacion shumë të fortë për të bërë një lojë të mirë. Ka lojtarë që nuk kanë luajtur shumë por unë e di që kanë potencial dhe mund të japin maksimumin për klubin. Do mundohem të aktivizoj sa më shumë të rinj, por edhe brazilianët që kam sjellë janë të rinj dhe cilësorë”, përfundoi Troisi. /vipsport/