Gerti Shima nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në radhët e kuqezinjve për ndeshjen e sotme të Shqipërisë kundër Qipros, e vlefshme për raundin e tretë të para eliminatoreve të botërorit 2023.

Kapiteni i skuadrës sonë ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe kësisoj është detyruar të karantinohet. Dhe me datë 20 shkurt ai nuk do të mund të jetë i gatshëm as kundër Bjellorusisë për shkak se do të qëndrojë për dy javë në Qipro.

“Në ndeshjen e sotme, për raundin e tretë të para eliminatoreve të botërorit 2023, unë nuk do mund të luaj kundër ekipit të Qipros, sikurse nuk do të mund të luaj as kundër ekipit të Bjellorusisë në datë 20 shkurt!

Nga testimet e përsëritura për virusin Covid, vetëm unë nga i gjithë stafi i përfaqësueses shqiptare kam rezultuar pozitiv!

Në këto kushte do të ndjek i karantinuar ekipin tonë nga televizioni duke shpresuar dhe uruar se Shqipëria sot do të përsërisë të njëjtin sukses kundrejt Qipros. Fitore të njëjtë si në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shqipëri”, shkruan Shima në Facebook-un e tij./newsport/