Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETronditje pankinash në Serinë A: Dy trajnerë shkarkohen brenda pak ditësh

Tronditje pankinash në Serinë A: Dy trajnerë shkarkohen brenda pak ditësh

Rezultatet zhgënjyese të kësaj jave në Serinë A kanë shkaktuar pasoja të menjëhershme në pankinat e elitës italiane, duke çuar në shkarkimin e dy trajnerëve brenda pak ditësh. Presioni i rezultateve dhe situata e vështirë në renditje kanë detyruar klubet të marrin vendime drastike.

Fillimisht ishte Pisa që vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me Alberto Xhilardinon. Humbja 1-3 në shtëpi ndaj Sasuolos rezultoi vendimtare për fatin e trajnerit, me drejtuesit e klubit që e konsideruan të papranueshme paraqitjen e skuadrës në një moment delikat të sezonit.

Aktualisht, Pisa ndodhet në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa një nga emrat që po qarkullon si alternativë konkrete është ai i Marko Xhampaolos, i njohur për përvojën e tij të gjatë në futbollin italian.

Vetëm pak orë më vonë, një tjetër vendim i fortë erdhi edhe nga Verona. Klubi verdheblu njoftoi zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Paolo Zaneti, pas humbjes së thellë 4-0 të pësuar në transfertë ndaj Kaljarit.

Një disfatë që thelloi krizën e skuadrës dhe bindi drejtuesit se ndryshimi në pankinë ishte i domosdoshëm. Në pritje të emërimit të një trajneri të ri, drejtimi i ekipit i është besuar përkohësisht trajnerit të të rinjve, Paolo Samarko.

Verona synon të gjejë sa më shpejt një zgjidhje afatgjatë, me objektivin kryesor mbijetesën në Serinë A. Këto shkarkime konfirmojnë edhe një herë se në elitën e futbollit italian rezultatet mbeten faktori vendimtar për fatin e trajnerëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments